Arrestohet sot për krimin që ka kryer 47 vite më parë

Publikuar tek: bota, më 14:40 14-03-2019 Arrestohet sot për krimin që ka kryer 47 vite më parë

Sipas BBC një ish ushtarak është arrestuar sot për vrasjen e dy personave, James Wray dhe William McKinney, gjatë luftës civile në Londër në vitin 1972.

Dita në të cilën ndodhën këto ngjarje u quajt si “E diela e përgjakur” dhe deri sot ende nuk është hetuar plotësisht.

Dita në të cilën më shumë se 30 persona humbën jetën ishte e diela e 30 Janarit të vitit 1972. Në atë ditë, protestues nga e gjithë Britania protestonin për të drejtat e njeriut. 15 persona humbën jetën ndërsa 13 të tjerë humbën aftësinë për të ecur si pasojë e të shtënave me armë nga ushtarakët gjatë protestës.

Familjet, pas arrestimit të ish-ushtarakut përgjegjës për dy vrasje, kanë reaguar duke thënë se janë të kënaqur që pas gjithë kesaj kohe është vendosur drejtësia!

 

54437168_2139636409459113_6421933941061582848_n.png53864602_317149412182653_5208529401322405888_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022691965103149
array(1) { ["section"]=> string(60) "arrestohet-sot-per-krimin-qe-ka-kryer-47-vite-me-pare-156414" }