Arrestohet specialisti i Drejtorisë së Rrugëve, u largua me makinë gjatë aksionit ku u sekuestrua 1 kile kokainë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:14 27-01-2017 Arrestohet specialisti i Drejtorisë së Rrugëve, u largua me makinë gjatë aksionit ku u sekuestrua 1 kile kokainë

Pas një dite arratisje, policia e Tiranës ka vënë në pranga specialistin e Drejtorisë së Rrugëve, Armond Kurti.

Policia bën me dije se 41-vjeçari i shpëtoi dje arrestimit të policisë gjatë operacionit “January” ku u sekuestruan 1 kg kokainë në afërsi të Shkollës së Kuqe.

Dy ditë më parë Gjergji Gjinaj, 49 vjeç dhe Ismail Allushi, 53, u arrestuan në flagrancë me 1 kg kokainë. Sipas policisë, operacioni u zhvillua në Rrugën “Vllaznit Huta”, ku u konstatua automjeti tip Fiat “500”, me drejtues mjeti Gjergji Gjinan rreth 10 metra më larg u konstatua i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin Armond Kurtin, i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë,” bëri me dije dje policia në njoftimin e saj. Menjëherë u bë ndërhyrja nga ana e shërbimeve dhe kapja e Gjinës por në momentin e ndërhyrjes arriti të largohej me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi Kurti. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Fiat është konstatuar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokaine”, e cila rezultoi me peshë 978 gramë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mungonin pistoleta, fishekë e thika në magazinë, arrestohet punonjësi i Policisë (EMRI/ DETAJET)
Bashkia nis aksionin, rrafshohen disa objekte te Liqeni (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.011312961578369
array(1) { ["section"]=> string(117) "arrestohet-specialisti-i-drejtorise-se-rrugeve-u-largua-me-makine-gjate-aksionit-ku-u-sekuestrua-1-kile-kokaine-66827" }