Policia Kufitare e Kapshticës arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim.
Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë u arrestua gjatë ditës së djeshme në dalje të Republikës së Shqipërisë nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 657 të datës 06.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale: "Mashtrim".