Arrestohet taksisti shqiptar në Athinë, i gjenden 4.4 kg kokainë dhe metamfetaminë, në pranga dhe bashkëpunëtori grek  (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:10 30-10-2020 Arrestohet taksisti shqiptar në Athinë, i gjenden 4.4 kg kokainë dhe metamfetaminë, në pranga dhe bashkëpunëtori grek  (FOTO) Droga dhe sendet e tjera qe u sekuestruan ne shtepine e shqiptarit

Një 33 vjeçar shqiptar është arrestuar nga ekipet e antidrogës në Athinë, në rajonin e Atikës, pasi në taksinë e tij është gjetur kokainë. Sipas autoriteteve greke, në pranga bashkë me shqiptarin ka rënë dhe një 34 vjeçar grek, bashkëpunëtor i tij.  

Të dy personat u arrestuan në një zonë të Atikës perëndimore pasditen e së hënës, 26 tetor.  Gjatë një kontrolli në taksinë e drejtuar nga shqiptari 33-vjeçar, u gjetën tre pako najloni me kokainë.

Një kontroll u pasua në shtëpinë e 34-vjeçarit në Ilion ku u gjetën:

- 4 kg dhe 410 gram kokainë.

- 1 kg dhe 455 gram metamfetaminë.

- 675 euro.

- 2 shkallë elektronike precize.

- 5 celularë.

Gjithashtu u konfiskua edhe taksia e shqiptarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përplaset me motorin në Divjakë, ndërron jetë 27 vjeçari, Policia prangos autorin
Meta doli nga Liqeni, Veliaj i shpërndan VIDEON dhe e thumbon: Kënaqësi që Presidenti shijon punët e Bashkisë së Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.010097980499268
array(1) { ["section"]=> string(127) "arrestohet-taksisti-shqiptar-ne-athine-i-gjenden-4-4-kg-kokaine-dhe-metamfetamine-ne-pranga-dhe-bashkepunetori-grek-foto-225758" }