Arrestohet te FRESKU 27-vjeçari që shiste kanabis, i sekuestrohet edhe municion luftarak (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 26-12-2019 Arrestohet te FRESKU 27-vjeçari që shiste kanabis, i sekuestrohet edhe municion luftarak (DETAJE)

 

Vihet në pranga një 27-vjeçar që posedonte dhe tregtonte lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri e municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan operacionin e koduar “FRESKU”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- S. S., 27 vjeç, banues në Zall - Bastar, Selitë, Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 4 Tiranë janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi S. S. tregtonte lëndë narkotike cannabis sattiva për shtetas të ndryshëm, përdorues të saj, në zonën e Freskut, Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak.

Mbi bazën e këtyre informacione u organizua puna për kapjen e tij në flagrancë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit S. S., në rrugën “Qemal Deliu”, është gjetur një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva. Menjëherë është ushtruar kontroll në banesën e tij, në rrugën “Muhamed Deliu”, ku është gjetur dhe një qese e mbushur me lëndë të dyshuar cannabis sattiva, gjithsej 836.6 gramë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë, Tiranë dhe nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Mbajtja pa leje armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 51 njerëz nën dhe’/ 1 muaj pas tërmetit shkatërrimtar, s’ka festë për të prekurit, mijëra shtëpi të shembura, njerëzit dergjen nëpër çadra mes të ftohtit (BILANCI)
‘Do shesim PASAPORTA për të PASURIT nga e gjithë bota’, plani i EDI RAMËS shkakton 10 pyetje nga parlamenti hollandez që shpalos idenë e shefit të qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.013137102127075
array(1) { ["section"]=> string(101) "arrestohet-te-fresku-27-vjecari-qe-shiste-kanabis-i-sekuestrohet-edhe-municion-luftarak-detaje-190417" }