Arrestohet themeluesi i kompanisë së rëndësishme pas denoncimit të Era Istrefit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:20 23-02-2017 Arrestohet themeluesi i kompanisë së rëndësishme pas denoncimit të Era Istrefit

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga themeluesit e kompanisë “On Air Music” Kushtrim Morina i cili akuzohet për cenim e të drejtave të autorit.

Padinë e ka bërë Faton Shoshi i cili edhe menaxhon këngëtaren Era Istrefi, raporton RTV 21. Policia e Kosovës ka intervistuar Kushtrim Morinen i cili ka pranuar se ka përdorur userin e kompanisë që e menaxhon “ON AIR” dhe ka hyrë në Content Manager ku ka shkarkuar këngën e re të Era Istrefit ende e pa publikuar dhe përmes një linkut ia ka dërguar shokëve të tij. Policia po ashtu ka konfiskuar disa laptopë, si dhe telefona të mençur te cilët janë dërguar për ekzaminim nga njësia e Kibernetikës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02632999420166
array(1) { ["section"]=> string(85) "arrestohet-themeluesi-i-kompanise-se-rendesishme-pas-denoncimit-te-era-istrefit-69672" }