Arrestohet tmerri i banorëve, vodhi të paktën 4 banesa brenda javës (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:35 15-01-2017 Arrestohet tmerri i banorëve, vodhi të paktën 4 banesa brenda javës (Foto)

Personi që shihni në këtë foto, i identifikuar si Napolon Luca, 23 – vjeç me banim në Tiranë, ishte kthyer në tmerrin e banesave në Tiranë. Vetëm në një javë, ai akuzohet se ka mundur të kryejë së paku katër vjedhje dhe për këtë shkak, ai u arrestua nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.3 në kryeqytet.

Por pas shoqërimit të Lucës, vëllezërit e tij Alush, Hajri e Dritan Luca, kanë rrahur 27 – vjeçarin D. SH. i cili është nipi i një prej personave të dëmtuar që kanë denoncuar vjedhjet,raporton “Tv Klan”.

Ata e kanë goditur me sende të forta në trup duke i shkaktuar plagë të lehta. Pas kësaj vëllezërit e Lucës u arrestuan gjithashtu nga policia, për akuzën e kanosjes dhe plagosjes së lehtë me dashje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 50-vjeçari gjendet i vdekur në një kasolle
Mesazhi emocionues i Robert Ndrenikës: Ju kam të gjthëve brenda "zemrës time të madhe" »
Article Logic
Execution time: 0.011250972747803
array(1) { ["section"]=> string(77) "arrestohet-tmerri-i-banoreve-vodhi-te-pakten-4-banesa-brenda-javes-foto-65605" }