Arrestohet 'tmerri' i makinave, 'zjarrvënësi' vë në pranga 38 vjeçarin (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 16-04-2019 Arrestohet 'tmerri' i makinave, 'zjarrvënësi' vë në pranga 38 vjeçarin (EMRI)

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacioni policor të koduar 'Zjarrvënësi'.

Është vënë në pranga 38 vjeçari i dyshuar për djegien e disa automjeteve në qytetin e Elbasanit.

U arrestua shtetasi Mario Toci, 38 vjeç, pasi gjatë natës në lagjen " 5 Maji", dyshohet se ka djegur me zjarr dy automjete.

Nga veprimet hetimore të kryera prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera të ndodhura më parë në vende të ndryshme të qytetit të Elbasanit, rezultoi se shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor dhe konkretisht:

• Më datë 12.02.2019, në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

• Më datë 14.02.2019, në lagjen "Visarion Xhuvani", Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

• Më datë 09.04.2019, në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .

• Më datë 10.08.2018, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

• Më datë 21.11.2018, në lagjen "Partizani", Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë.

• Më datë 19.12.2018, në lagjen "Beqir Dardha" , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066938400268555
array(1) { ["section"]=> string(77) "arrestohet-tmerri-i-makinave-zjarrvenesi-ve-ne-pranga-38-vjecarin-emri-160624" }