Arrestohet vajza me minifund në Arabinë Saudite

Publikuar tek: bota, më 17:39 18-07-2017 Arrestohet vajza me minifund në Arabinë Saudite

Policia në Arabinë Saudite ka ndaluar një vajzë e cila është protagoniste e një video virale në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet e veshur me minifund teksa viziton një vend historik.

Vajza është marrë në pyetje nga Policia në Riyadh, pas publikimit të videos në rrjetet sociale, pa dijeninë e saj.

Deklarata thotë se materialet i janë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Vajza, identiteti i së cilës nuk dihet ende, u shpall në kërkim menjëherë pasi video u hodh në internet, dhe u përhap në me shpejtësi për shkak “të veshjes së saj imorale”, sipas autoriteteve.

Arabia Saudite aderon një interpretim strikt të ligjit Islamik dhe gratë duhet të vishen me mbulesa si dhe të fshehin flokët.

Vajza në videon që ka hapur debat të madh në internet, është duke ecur me minifund në rrënojat e qytetit historik Ushayqirit një qytet në provincën e Najdit të Arabisë Saudite që është vendlindja e vehabizmit, shkollës ultrakonservative të mendimit islamik. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Më në fund publikohet data e daljes së Samsung Galaxy note 8
Roboti i sigurisë “kryen vetëvrasje” duke u hedhur në shatërvan »
Article Logic
Execution time: 0.011991024017334
array(1) { ["section"]=> string(53) "arrestohet-vajza-me-minifund-ne-arabine-saudite-86566" }