Ka rënë në pranga vëllai i deputetit të Vetvendosjes, Rexhep Selimi, Ramadan Selimi është arrestuar nga policia.
Shkak për arrestimin e Ramadan Selimit është bërë fakti se ky i fundit ka qëlluar me grusht një punonjës policie.
“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”,sqaroi zëdhënësja e policisë.