Arrestohet vëllai i Fetullah Gylenit, akuzohet për organizimin e puçit të dështuar ushtarak

Publikuar tek: bota, më 18:52 02-10-2016 Arrestohet vëllai i Fetullah Gylenit, akuzohet për organizimin e puçit të dështuar ushtarak

‘Policia turke ka arrestuar vëllanë e Fetullah Gulenit’ kështu shkruan prestigjoizia “The Indipendent”.

Qeveria e Rexhep Erdoganit po vazhdon me spastrimin e mbështetësve Gylenit pas grusht shtetit të dështuar.

Qutbadin Gulen u arrestua në Turqinë jugore mbi dyshimet për përfshirje në grusht shtetin e korrikut në Ankara dhe Stamboll.

Pas dështimit të kryengritjes, ku u vranë 265 njerëz Erdogan spastroi forcat e armatosura, policinë dhe nëpunësit civilë të “Gulenistëve”, pasi pretendoi se Fetullah Gulen ishte organizator i komplotit.

Deri tani, policia turke ka arrestuar rreth 32.000 persona si të dyshuar që kanë lidhje me grushtin e shtetit dhe shumë të tjerë u pushuan nga puna.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020057916641235
array(1) { ["section"]=> string(96) "arrestohet-vellai-i-fetullah-gylenit-akuzohet-per-organizimin-e-pucit-te-deshtuar-ushtarak-54857" }