Arrestohet Vladimir Gjuta, i gjendet në xhep një listë me emrat e stafit të kandidatit të majtë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:38 18-06-2015 Momente nga arrestimi i Vladimir Gjutës dhe shoqërimi në polici

Është arrestuar nga forcat e RENEA-s i shumkërkuari i dyshuar si një nga anëtarët kryesorë të "bandës së tritolit", Vladimir Gjuta. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se gjatë momentit të arrestimit Gjutës i është gjetur në xhep një listë me emrat e stafit mbështetës të kandidatit të majtë Hasan Halilit.

Pyetja që ngrihet është: "Çfarë donte një listë me emrat e mbështetësve të kandidatit të majtë në xhepin e të kërkuarit nga policia?" Dyshimet e para janë ngritur mbi një kërcënim të mundshëm të Gjutës ndaj stafit të kandidatit të majtë në Kukës, dy ditë para zgjedhjeve.

Gjuta është arrestuar në qytetin e Kukësit në hyrje të Tunelit të Kalimashit, teksa udhëtonte me një mjet tip "Opel" me targa kosovare së bashku me një person tjetër dhe është dërguar në Tiranë nën forca të rrepta sigurie. 35 vjeçari Vladimir Gjuta dyshohet se është organizatori i shpërthimit me tritol te farmacia e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, më 10 shkurt të 2015-ës. 

Vladimir Gjuta akuzohet edhe për kërcënimin e ministrit Tahiri me anë të një mesazhi në celular. Në momentin e arrestimit, me Gjutën ka qenë edhe një shtetas kosovar, i cili është duke u marrë në pyetje nga policia. 35 vjeçari nga Kukësi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit për akuzat e sipër përmendura.

Për shpërthimin me tritol vazhdojnë të qëndrojnë nën masën "arrest me burg", të akuzuar për "vepra me qëllime terroriste" shtetasit Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta, ndërsa 13 ditë pas kërcënimit të ministrit Tahiri është liruar Ernest Gjuta për mungesë provash që e implikojnë në shpërthimin me tritol.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ergen Cullhaj ekstradohet në Itali, akuzohet për vrasje, pengmarrje, vjedhje e të tjera vepra penale
Vdekja e 15 vjeçarit në Durrës, shoqërohen në polici inxhinieri dhe punëtori i kompanisë së internetit »
Article Logic
Execution time: 0.0120530128479
array(1) { ["section"]=> string(100) "arrestohet-vladimir-gjuta-i-gjendet-ne-xhep-nje-liste-me-emrat-e-stafit-te-kandidatit-te-majte-13955" }