Policia ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.
Për t’ju fshehur drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane 34-vjeçari ka përdorur edhe identitetin tjetër si: Isuf Dulaj.
Sipas policisë së VLorës, dje në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur kapjen e Ilir Bregu-t në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Gjykata e Apelit Firence/Itali ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar dhe e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Pengmarrje dhe mbajtja pa leje e armëve”
Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.