Arrestohet ‘Xhejmsi’, gjakosi dhe i theu 3 dhëmbë dy vajzave që i goditën gruan me makinë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:41 27-12-2017 Arrestohet ‘Xhejmsi’, gjakosi dhe i theu 3 dhëmbë dy vajzave që i goditën gruan me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e “Tiranës së Re’, ku një aksident me makinë ka degjeneruar në përplasje fizike dhe dhunë brutale ndaj dy vajzave të reja.

Sipas informacioneve që ka marrë Newsbomb.al, një grua ka ndaluar me makinën e saj buzë rrugës dhe pasi ka dalë nga dera e shoferit është drejtuar te fëmija që ndodhej në ulësen nga pas.

Por në këtë moment gruaja është goditur lehtë nga një makinë që ka kaluar shumë pranë saj.

E revoltuar ajo i është afruar makinës dhe ka trokitur te xhami kur ka vënë re që drejtohej nga dy vajza të reja. Sipas pretendimit të gruas, vajzat e reja kanë zbritur nga makina për ta dhunuar.

Në këtë moment ka ndërhyrë bashkëshorti i gruas, i njohur si “Xhejmsi nga Veriu”, i cili ka nisur të dhunojë brutalisht me grushte dy vajzat e reja, njërës prej tyre i ka thyer 3 dhëmbë.

Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej. Newsbomb.al mëson se personi i njohur si Xhejmsi është arrestuar ndërsa dy vajzat e reja kanë përfunduar në spital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029271125793457
array(1) { ["section"]=> string(93) "arrestohet-xhejmsi-gjakosi-dhe-i-theu-3-dhembe-dy-vajzave-qe-i-goditen-gruan-me-makine-104600" }