Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së dytë të Turqisë, një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të vendit, është arrestuar, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.
General Adem Huduti është zyrtari më i lartë që të ndalohet deri më tani pas grushtit të shtetit mbetur në tentativë.
Gjithashtu është arrestuar Alparslan Altan, një anëtar i gjykatës kushtetuese dhe figura më e lartë gjyqësore deri më tani, sipas CNN Turk. Të tjera figura gjyqësore dhe ushtarake janë arrestuar gjithashtu.