Arrestoi djalin e bosit të drogës ‘El Chapo’, ekzekutohet përmes një atentati mafioz polici meksikan, del VIDEO-ja rënqethëse

Publikuar tek: bota, më 12:34 08-11-2019 Arrestoi djalin e bosit të drogës ‘El Chapo’, ekzekutohet përmes një atentati mafioz polici meksikan, del VIDEO-ja rënqethëse

Oficeri i policisë meksikane Eduardo 'N', 32 vjeç, i përfshirë në arrestimin e djalit të bosit të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, është gjetur i vrarë në rrethana misterioze në një parkim, raporton ‘Daily Mail'.

Sipas mediave ndërkombëtare, prita ndaj policit zgjati më pak se 30 sekonda. Kamerat e sigurisë të një qendre tregtare arritën të sigurojnë pamjet kur makina e kuqe e atentatorëve ndiqte makinën e bardhë të policit 32-vjecar, i cili u qëllua me plot 155 plumba.

Përmes rrjetit social ''Twitter'', drejtuesit e policisë meksikane shprehën keqardhjen për vrasjen e 32 -vjeçarit, i cili nuk dihet nëse ishte në orarin e punës në momentin e ekzekutimit.

Viktima ishte pjesë e operacionit që çoi në arrestimin e djalit të bosit të drogës, ‘El Chapo’ Joaquin Guzman.

Bosi i kartelit të drogës në Sinaloa 'El Chapo' ndodhet në burgjet e SHBA, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043331146240234
array(1) { ["section"]=> string(128) "arrestoi-djalin-e-bosit-te-droges-el-chapo-ekzekutohet-permes-nje-atentati-mafioz-polici-meksikan-del-video-ja-renqethese-185154" }