ARRIHET KONSENSUSI/ 108 vota PRO, Arben SHEHU merr në dorë drejtimin e KLSH

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 02-07-2020 ARRIHET KONSENSUSI/ 108 vota PRO, Arben SHEHU merr në dorë drejtimin e KLSH Nga seanca

Me 108 vota pro, Arben Shehu është zgjedhur kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Menjëherë pas votimit, Shehu ka bërë betimin dhe ka falenderuar deputetët. “Falimenderit për besimin”, tha Shehu i cili zë kështu vendin e Bujar Leskajt i cili qendroi 7 vite në krye të KLSH.

Tre herë rresht janë refuzuar kandidaturat e Presidentit Ilir Meta për kreun e KLSH por e katërta mesa duket ka qëlluar e vërteta.

Më në fund, Parlamenti ka rënë dakord me emrin e Arben Shehut duke i dhënë votat e nevojshme për të qenë në krye të KLSH.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, së Arben Shehut:

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME

1998-2002- Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës 2004-2005- Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës 2011- Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar. 2018- Diplomuar për Administrim Biznes Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht

EKSPERIENCA: 2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. 2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare. Redaktor në “World Journal of Social Science Research” Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097520351409912
array(1) { ["section"]=> string(80) "arrihet-konsensusi-108-vota-pro-arben-shehu-merr-ne-dore-drejtimin-e-klsh-212580" }