Arrihet marrëveshja, Britania e Madhe qëndron në BE, Cameron: Fituam status të veçantë

Publikuar tek: bota, më 23:41 19-02-2016 Arrihet marrëveshja, Britania e Madhe qëndron në BE, Cameron: Fituam status të veçantë

Është arritur marrëveshja mes Londrës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Liderët kanë rënë dakort sot për të mbajtur brenda bllokut prej 28 anëtarësh Britaninë e Madhe. Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të grupit të Vishegradit*, është pranuar kërkesa e Londrës që ndalohen ndihmat për emigrantët që vijnë nga vendet lindore të Bashkimit Europian.

Mediat e huaja raportojnë se për 7 vite emigrantët që zgjedhin të largohen nga shteti i tyre (anëtar i BE) në një shtet tjetër (anëtar të BE) nuk do përfitojnë më lehtësirat ekonomike që kanë gëzuar deri më tani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, por nuk janë dhënë ende detaje lidhur me marrëveshjen.

Vetë kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka deklaruar se vendit të tij i është dhënë një status special.

“Kam negociuar një marrëveshje që i jep Britanisë një status të veçantë në BE. Do ja rekomandojë kabinetit nesër”, ka shkruajtur Cameron në Twitter.

Drejtues të shteteve të tjera të BE-së kanë konfirmuar gjithashtu arritjen e marrëveshjes.

Kryeministri britanik, David Cameron kishte paralajmëruar dy vite më parë mbajtjen e një referendumi në vitin 2016 në rast se dështonin negociatat me BE-në. Do ishin qytetarët britanikë ata që do të vendosnin nëse vendi i tyre do të qëndronte ose jo brenda unionit, por me arritjen e marrëveshjes referendumi do anulohet.

Vendet e lindjes, kryesisht Polonia, Sllovakia, Rumania apo Bullgaria kanë kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje, çka vështirëson gjendjen ekonomike të qytetarëve të tyre që jetojnë në Britaninë e Madhe. Polakët përbëjnë numrin më të lartë të emigrantëve nga një vend anëtar i BE-së, në Britani.

Reagimet e para:

Donald Tusk, President i KE: Marrëveshje. Mbështetje unanime për Britaninë e Madhe në BE.

David Cameron, kryeministër i Britanisë së Madhe: Kam negociuar një marrëveshje që i jep Britanisë një status të veçantë në BE. Do ja rekomandojë kabinetit nesër.

Lars Løkke Rasmussen, kryeministër i Danimarkës: Cameron luftoi fortë për Britaninë. Fat të mbarë për Britaninë dhe BE-në.

Bohuslav Sobotka, kryeministër i Çekisë: Përfundimtare. Është një marrëveshje e mirë, e cila shpresojë se do ta mbajë Britaninë në BE. Grupi i Vishegradit ndihmoi shumë në arritjen e një marrëveshjeje.

Dalia Grybauskaitė, Presidente e Lituanisë: Marrëveshje për Britaninë në BE. Drama përfundoi.

*Grupi i Vishegradit, është një organizëm që përbëhet nga 4 shtete të Europës lindore, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria. 

/Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023953914642334
array(1) { ["section"]=> string(89) "arrihet-marreveshja-britania-e-madhe-qendron-ne-be-cameron-fituam-status-te-vecante-33046" }