Arrihet marrëveshja mes PD-PS, reagon Ambasada Amerikane: Hap i rëndësishëm, po plotësohen rekomandimet e ODIHR-it

Publikuar tek: aktualitet, më 15:33 14-01-2020 Arrihet marrëveshja mes PD-PS, reagon Ambasada Amerikane: Hap i rëndësishëm, po plotësohen rekomandimet e ODIHR-it

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pasi u arrit marrëveshja per reformën zgjedhore mes palëve politike, ku një nga konkluzionet e arritura është që reforma të përfundojë deri më 15 Mars.

Ambasada ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes palëve ku thotë se është një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it, si dhe për të forcuar demokracinë shqiptare.

“Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare.

Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, shkruhet në reagimni e Ambasadës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021462202072144
array(1) { ["section"]=> string(118) "arrihet-marreveshja-mes-pd-ps-reagon-ambasada-amerikane-hap-i-rendesishem-po-plotesohen-rekomandimet-e-odihr-it-192044" }