Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Bosnje-Hercegovinë

Publikuar tek: bota, më 07:04 06-08-2019 Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Bosnje-Hercegovinë

Udhëheqësit rivalë serbë, kroatë dhe boshnjakë të Bosnjës ranë dakord për të formuar një qeveri qëndrore, 10 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

 

Krerët e tri partive më të mëdha etnike të vendit, nënshkruan një marrëveshje mbi parimet kryesore për formimin e qeverisë, në një takim të lehtësuar nga misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje.

"Kjo marrëveshje siguron kushtet për formimin e kabinetit qendror brenda 30 ditëve të ardhshme", tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës ndër-etnike tripalëshe të Bosnjës, njëherësh kreu i Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD).

"Unë mendoj se ky është një moment i rëndësishëm që na lejon të ecim përpara", tha Dodik.

Por, ai paralajmëroi gjithashtu, se nëse marrëveshja nuk zbatohet brenda afatit të rënë dakord, "kjo do të thotë që Bosnje e Hercegovina është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike, dhe se sovraniteti i saj do të vihet në dyshim".

Struktura komplekse qeveritare e Bosnjës, bazuar në kuotat etnike, lejon secilin grup të bllokojë vendimet kryesore.

Formimi i kabinetit qendror është bllokuar nga anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës, të cilët kishin këmbëngulur që kryeministri serb, i cili do të vijë nga rradhët e SNSD-së, duhet të zotohet se do të vazhdojë rrugën e Bosnjës drejt integrimit në NATO.

SNSD-ja, nga ana tjetër, ka bllokuar punën e parlamentit kombëtar, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Serbët e Bosnjës nuk e mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO, e cila bombardoi pozicionet e tyre, si dhe aleatin e tyre Serbinë, gjatë luftërave ballkanike të viteve 90-ta.

Por, sipas marrëveshjes, udhëheqësit konfirmuan se "do të promovojnë marrëdhëniet me NATO-n pa paragjykuar një vendim të ardhshëm në lidhje me anëtarësimin e Bosnje dhe Hercegovinës".

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010509967803955
array(1) { ["section"]=> string(72) "arrihet-marreveshja-per-formimin-e-qeverise-ne-bosnje-hercegovine-174456" }