Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, opozita dhe mazhoranca bien dakord për këto pika

Publikuar tek: politike, më 14:01 14-01-2020 Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, opozita dhe mazhoranca bien dakord për këto pika

Aktualisht po zhvillohet takimi me këshillin politik të zgjedhur me përfaqësues nga të gjitha palët politike në lidhje me reformën zgjedhore.

Nga takimi me përfaqësues nga PD, LSI, opozita parlamentare dhe nga PS që po mbahet në Pallatin e Kongreseve palët kanë arritur në disa konkluzione. Në një prej konkluzioneve thuhet që reforma duhet të përfundojë jo më vonë se data 15 Mars.

-Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

-Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

-Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

-Palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve objekt i punës së komisionit të reformës zgjedhore, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe për çështje për të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendin dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODHIR me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.

-Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në komisionin e reformës zgjedhore dhe në seancë plenare ne tekstin e miratuar dhe dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti.

Mësohet se pjesëmarrës në tryezë janë dy emrat e zgjedhur nga Basha, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i LSI Petrit Vasili si dhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri.

82768463_582436842323290_1939568941240156160_n.jpg

83253073_2317680434998055_6198035818452353024_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045174121856689
array(1) { ["section"]=> string(98) "arrihet-marreveshja-per-reformen-zgjedhore-opozita-dhe-mazhoranca-bien-dakord-per-keto-pika-192028" }