Arrihet MARRËVESHJE e re për BREXIT mes Britanisë dhe BE-së, e anoncojnë Junker dhe Johnson

Publikuar tek: bota, më 10:49 17-10-2019 Arrihet MARRËVESHJE e re për BREXIT mes Britanisë dhe BE-së, e anoncojnë Junker dhe Johnson

Një marrëveshje e re për Brexit është rënë dakord midis ekipeve negociuese në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.

Lajmin e transmetojnë të gjitha mediat. Jean Claude Juncker e ka bërë publike këtë marrëveshje, pak minuta më parë në rrjetet sociale.

“Kur ka një dëshirë, ka dhe një marrëveshje – dhe ne kemi një. Eshtë një marrëveshje e ndershme dhe e balancuar ndërmjet BE dhe UK dhe është një testament për angazhimin tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj Këshillit të BE të mbështesë këtë marrëveshje” shkruan Juncker.

Marrëveshjen e ka pranuar publikisht edhe vetë Kryeministri britanik Boris Johnson. “Tani I takon parlamentit që të miratojë të shtunën në mënyrë që të vazhdojmë me prioritetet” shkruan Johnson

Johnson dhe Juncker u kanë kërkuar parlamenteve të tyre përkatëse që të mbështesin marrëveshjen.

71695813_437745143545669_8716512238900346880_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036457061767578
array(1) { ["section"]=> string(97) "arrihet-marreveshje-e-re-per-brexit-mes-britanise-dhe-be-se-e-anoncojne-junker-dhe-johnson-182417" }