Arritja e marrëveshjes PS-PD, reagon OSBE: Hap i rëndësishëm drejt një reforme të plotë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:54 14-01-2020 Arritja e marrëveshjes PS-PD, reagon OSBE: Hap i rëndësishëm drejt një reforme të plotë

Ka reaguar OSBE në Shqipëri pas marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me Reformën Zgjedhore ku një nga konkluzionet e arritura gjatë takimit mes palëve ishte që reforma të përfundojë deri më datën 15 Mars.

 Përmes një njoftimi në rrjete sociale OSBE thotë se e mirëpret marrëveshjen e sotme dhe e sheh atë si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, shkruhen në njoftimin e OSBE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021320104598999
array(1) { ["section"]=> string(92) "arritja-e-marreveshjes-ps-pd-reagon-osbe-hap-i-rendesishem-drejt-nje-reforme-te-plote-192049" }