Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacionet e fundit në lidhje me situatën në rrugët e vendit.
ARRSH njofton se aksi Elbasan–Gjinar është momentalisht i bllokuar për shkak të çedimit prej me shumë se 2.5-3 m të trupit të rrugës në fshatin Shelcan, ndërsa aksi Cërrik-Banjë-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll. Qarkullimi bëhët nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan.
Në qarkun e Korçës, për shkak të temperaturave të uleta, të gjithë akset qarkullohen me zinxhirë. Mjetet rekomandohen që të mos levizin pa zinxhirë, sepse krijojnë probleme në qarkullim, sidomos në Qafe Plloçë dhe në Qafë Thanë. Akset ku qarkullohet me zinxhirë janë: K/Liqenas – D/Goricë; Korçë – Ersekë; Ersekë – Çarshovë; c – Voskopojë; Korçë – Dardhë; K/Libonik – Grabovë; Bilisht – Miras.
Sa i përket qarkut të Tiranës, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë në akset e Dajtit.