Art apo alienët? Një monolit i mistershëm zbulohet në mes të shkretëtirës në SHBA (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:54 24-11-2020 Art apo alienët? Një monolit i mistershëm zbulohet në mes të shkretëtirës në SHBA (VIDEO) Monoliti i zbuluar në Utah, SHBA

Oficerët e departamentit të sigurisë publike në Utah të SHBA-së kanë zbuluar një objekt të mistershëm në zonën rurale të qytetit.

Ata ishin duke monitoruar popullsinë e kafshëve të egra nga helikopteri kur kanë vënë re objektin e pazakontë në mes të një gryke në zonën e Gurit të Kuq.

Pasi kanë zbritur ata kanë konstatuar monolitin prej metali me tre faqe dhe rreth 3.6 metra i gjatë. Ekuipazhi vuri re se objekti ishte ngulur fort në tokë, ndërsa nuk kishte shenja se mund të jetë hedhur nga lart.

“Ishte një nga biologët që e vuri re teksa fluturonim mbi të. Ai tha uaaaa kthehu pas! Dhe unë e pyeta “Çfarë”? Ai më tha shiko atje! Çfarë është ajo gjë?!”, tregoi një prej oficerëve që e inspektoi monolitin nga afër, raporton newsbomb.al

Ndonëse është e paqartë nëse monoliti është vepër e ndonjë artisti të panjohur, apo ndonjë artefakt alien, siç kanë nisur të aludojnë në rrjetet sociale, departamenti amerikan ka zgjedhur të mos e tregojë përgjigjen e saktë.

“Vendin e saktë nuk mund ta tregojmë pasi është një zonë shumë e shkretuar, dhe mund të shkaktohen probleme për kurreshtarët që tentojnë ta vizitojnë”, u shpreh departamenti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga barman në kultivuesin më të madh të drogës, dënohet shqiptari në Angli
Elon Musk 'rrëzon' Bill Gates, renditet personi i dytë më i pasur në botë »
Article Logic
Execution time: 0.012650012969971
array(1) { ["section"]=> string(93) "art-apo-alienet-nje-monolit-i-mistershem-zbulohet-ne-mes-te-shkretetires-ne-shba-video-228930" }