Arta Dollani: Po vlerësohen dëmet në monumentet e kulturës, më pas restaurimi

Publikuar tek: kulture-art, më 17:58 29-11-2019 Arta Dollani: Po vlerësohen dëmet në monumentet e kulturës, më pas restaurimi Drejtoresha e IMK, Arta Dollani

Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani thotë se monumentet e kulturës më të prekura nga tërmeti janë Kalaja e Krujës, ajo e Prezës si dhe muri antik në Kalanë e Durrësit.

Dollani tha se dëmi në këto monumente nuk është përllogaritur ende, dhe se kjo procedurë do të vonojë pasi është e ndryshme nga vlerësimi i dëmit në banesa. Sipas Dollanit, restaurimi do të nisë pasi të mbarojë kjo procedurë.

Drejtorja e IMK i bëri apel qytetarëve të respektojnë perimetrin e sigurisë që është vendosur në këto zona.

“Në disa monumente ne kemi vendosur perimetrat e sigurisë. Këto janë fenomene të cilat në kohë të ndryshme dhe në momente të ndryshme janë efekte të ndryshme. Tërmeti i kësaj radhe ishte vërtet i fuqishëm. Durrësi ka kaluar shumë tërmete është rrafshuar disa herë si qytet por sërish ka patur ringritje. Për shkak të degradimit të kohës sjellin degradime të tilla në rastin e tërmeteve. Do të marrë pak kohë vlerësimi i dëmti, por ajo që dua të theksoj është që të gjithë qytetarët të mos afrohen pranë këtyre strukturave, të respektojnë perimetrin e sigurisë”, u shpreh Dollani në një lidhje telefonike për “News24”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075371265411377
array(1) { ["section"]=> string(82) "arta-dollani-po-vleresohen-demet-ne-monumentet-e-kultures-me-pas-restaurimi-187813" }