Arta Marku ‘degdis’ në rrethe 3 prokurorët e Krimeve të Rënda, mes tyre Besim Hajdarmataj

Publikuar tek: barometri, më 07:57 21-09-2018 Arta Marku ‘degdis’ në rrethe 3 prokurorët e Krimeve të Rënda, mes tyre Besim Hajdarmataj

Pas refuzimit nga ana e prokurorëve për zgjedhjen përmes hedhjes së shortit për plotësimin e vendit bosh, pas ikjes së prokurorit të dosjes së Emiljano Shullzit dhe bandës së tij, 3 prej tyre pas hetimit disiplinor të nisur nga Arta Marku janë caktuar në detyra të reja në rrethe.

 

Kështu, prokurorët Olsian Çela nga Prok. për Krime të Rënda caktohet në Prok. Berat, Sonila Muhametaj nga Prok. për Krime të Rënda caktohet në Prok. Pukë dhe Besim Hajdarmataj nga Prok. për Krime të Rënda në Prok. Pogradec.

Hetimi disiplinor ka nisur ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda : Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaje Besim Hajdarmataj.

Prokurorët e sipër përmendur kanë braktisur mbledhjen, ditën e djeshme pasi nuk janë dakort që prokurori i dosjes së Emiljano Shullazit të caktohet me short.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Njoftim nga Prokuroria e Pergjithshme:

Prokurori i Pergjithshem urdheroi caktimin e perkohshem te prokuroreve:

Olsian Çela nga Prok.per Krime te Renda ne Prok.Berat.

Sonila Muhametaj nga Prok.per Krime te Renda ne Prok.Puke.

Besim Hajdarmataj nga Prok.per Krime te Renda ne Prok.Pogradec.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024255990982056
array(1) { ["section"]=> string(93) "arta-marku-degdis-ne-rrethe-3-prokuroret-e-krimeve-te-renda-mes-tyre-besim-hajdarmataj-135081" }