E pandalshme kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.
Marku sapo ka shkakruar nga detyra, Dritan Ginën, prokurorin e Elbasanit, njëherazi bashkëshorti i Rovena Gashit, kjo e fundit shkarkuar vetëm një javë më parë nga posti i drejtores për Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Gina, 1 vit e gjysmë në detyrë në qarkun e Elbasanit, është një nga emrat në listën e “zezë” të SHBA dhe një nga të preferuarit e kryeprokurorit të larguar Adriatik Llalla.
Muaj më parë, Gina u përfshi në një skandal pasi Mjeti i prokurorisë, drejtuar prej tij, me shpejtësi të madhe hyri në parakalim, goditi një makinë, dhe plagosi punonjësin e një karburanti.
Policia e Elbasanit asokohe nuk dha asnjë detaj për ngjarjen dhe u akuzua se u kujdes të fshihte gjithçka.
LEXO EDHE: PADITET NË GJYKATË KRYEPROKURORJA ARTA MARKU, KJO ËSHTË AKUZA E FORTË E ROVENA GASHIT