Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku e ka cilësuar si “një nga shqetësimet më kryesore” çështjen e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në emisionin “Real Story”, Marku tha: “Prokurorët kanë të gjithë mbështejtjen time që kjo çështje të hetohet në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Lidhur me skandalin e PD-së për lobim në SHBA të ‘sponsorizuar’ nga biznesmenë rusë, Marku u shpreh se kontratat e PD janë nën hetim nga Prokuroria.
E pryetur nëse Prokuroria po kryen hetime të reja në nivele të larta, Marku tha:
“Ka dosje të reja për të cilat po punohet. Pastrimi nga të korruptuarit nuk njeh radhë apo rang”.