Arta Marku ‘mollë sherri’ në Komisionin e Ekonomisë, Braçe: Ka krijuar shqetësim të madh te të gjithë

Publikuar tek: politike, më 12:46 17-01-2018 Arta Marku ‘mollë sherri’ në Komisionin e Ekonomisë, Braçe: Ka krijuar shqetësim të madh te të gjithë

Zgjedhja e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku është kthyer sërish në një “mollë sherri”, këtë herë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Kreu i këtij komisioni parlamentar, Erion Braçe i përgjigjet deputetes Jorida Tabaku, duke i thënë se Arta Marku është kthyer në një shqetësim për të gjithë, pasi nuk kapet dot nga askush.

“Kryeprokuroria e Përgjithshme e Përkohshme ka krijuar shqetësim të madh, jo se është kapur nga PS, por se nuk kapet më nga askush. Është shqetësim gjithëpërfshirës. Ky prokuror ka hyrë në sistem nën kohën kur të gjithë prokurorët që janë emeruar në kuvend nga PD.

Prokurori në cdo rast është thjeshtë prokuror, ngre akuzën. Pushtetin e drejtësisë në këtë vend e kanë gjykatat, në gjykatat Kushtetuese janë të gjithë njërëz që keni emëruar ju me votë, të PD, përfshirë edhe Gjykatën e Apelit.

PS nuk ka asnjë njeri. Ata që marrin vendimet janë gjykatësit, jo prokurorët. Nëse mendoni se ka një sistem ku edhe vendimin e jep prokurori ju kërkoj ndjesë. Por forma e prerë e vendimeve është nga gjykatat dhe që nga 2013 e tutje nuk ka patur asnjë emërim tjetër”, u shpreh Braçe.

Nga ana tjetër, Tabaku ngre sërish akuzat e PD se Marku u zgjidh me procedura antikushtetuese dhe se nuk e kaloi më parë vettingun. Sipas deputetes, kryeprokurorja po merr vendimet që i interesojnë Edi Ramës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012929201126099
array(1) { ["section"]=> string(104) "arta-marku-molle-sherri-ne-komisionin-e-ekonomise-brace-ka-krijuar-shqetesim-te-madh-te-te-gjithe-106880" }