Arta Marku pret në zyrë Besim Hajdarmatajn: Ke mbështetjen time, vijo hetimet e nisura

Publikuar tek: barometri, më 08:18 23-01-2018 Arta Marku pret në zyrë Besim Hajdarmatajn: Ke mbështetjen time, vijo hetimet e nisura

Prokurori i Përgjithshëm, Marku mbështet tërësisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kështu bën me dije zyra e shtypit të Prokurisë së Përgjithshme.

Prokurori i Përgjishthëm, Arta Marku mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit.

Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018.

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.

Kryeprokurorja Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031814813613892
array(1) { ["section"]=> string(91) "arta-marku-pret-ne-zyre-besim-hajdarmatajn-ke-mbeshtetjen-time-vijo-hetimet-e-nisura-107579" }