Arta Marku pret në zyrë ministrin Xhafaj, zbulohet çështja e ‘nxehtë’ që do diskutojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 02-02-2018 Arta Marku pret në zyrë ministrin Xhafaj, zbulohet çështja e ‘nxehtë’ që do diskutojnë

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku pret në zyrë rreth orës 09.00 ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mësohet se takimi mes tyre do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për arrestimine  45 grupeve kriminale, që Xhafaj përmendi dy net më parë në një emision televiziv. 

Xhafaj tha se janë evidentuar 45 grupe kriminale në Shqipëri dhe se një ojesë e tyre është e lidhur me politikën. 

Po ashtu, pritet që mes ministrisë e Prokurorisë së Përgjithshme të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

Pas takimit, mendohet se Xhafaj do të japë një koment edhe për arrestimin e ish-zyrtarëve të lartë të LSI dhe PD, të akuzuar për korrupsion dhe abzuimet me fondet për rrugën Tiranë-Elbasan, Dashamir Xhika i LSI dhe Andi Toma i PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019990205764771
array(1) { ["section"]=> string(90) "arta-marku-pret-ne-zyre-ministrin-xhafaj-zbulohet-ceshtja-e-nxehte-qe-do-diskutojne-108824" }