Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka takuar mëngjesin e sotëm prokurorin italian të antimafias, Federico de Raho.
Takimi mes tyre po zhvillohet në ambientet e prokurorisë së përgjithshme.
Mësohet se në foksuutë diskutimit mes tyre janë çështjet e “nxehta” si goditja e grupeve kriminale dhe aseteve të tyre, lufta kundër narkotikëve, korrupsioni dhe pastrami i parave.
Po ashtu, jashtë vëmendjes së kamerave mes dy prokurorëve temë diskutimi është edhe dosja e shumëpërfolur e Habilajve, dosje e cila është nën hetime nga të dyja shtet fqinje.
Më herët, prokurori italian takoi edhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.