Arta Marku te krimet e rënda dhe apelit, pororsia për prokurorët: Mos kaloni në anarki

Publikuar tek: barometri, më 08:18 15-02-2018 Arta Marku te krimet e rënda dhe apelit, pororsia për prokurorët: Mos kaloni në anarki

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku mori pjesë sot në në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Apelit.

Marku ka kërkuar më shumë bashkërendim me institucionet brenda dhe jashtë vendit, sidomos në rastet e hetimeve për organizatat kriminale.

“Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Arta Marku.

Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë.

“Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë”, tha Marku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028120994567871
array(1) { ["section"]=> string(91) "arta-marku-te-krimet-e-renda-dhe-apelit-pororsia-per-prokuroret-mos-kaloni-ne-anarki-110294" }