Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari? Shpërthen META: Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit…

Publikuar tek: politike, më 21:36 14-11-2019 Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari? Shpërthen META: Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit… Presidenti Ilir Meta

Pas refuzimit të Presidentit Meta për ta pranuar në zyrë për të bërë betimin, gjyqtarja Arta Vorpsi u betua pranë një notereje si anëtare e re e Kushtetueses. Por për të njëjtin vend, Meta ka betuar sot gjyqtaren Marsida Xhaferllari, duke shkaktuar kështu një ngërç kushtetues.

I ftuar në emisionin Opinion, Meta i dha fund debatit se cila do të jetë anëtarja e re e Kushtetueses, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari. Tejet i nervozuar me këtë debat të krijuar së fundmi, Meta shpërtheu në studion e Fevziut ndërsa tha “Kujt po i kërcet për fletoren e e Dvoranit.”

“Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari, cila do të jetë anëtarja e re e Kushtetueses”, pyeti gazetari Fevziu, ndërsa Meta nuk u kursye në përgjigje. “Kjo histori ka përfunduar. Është ajo që ka dekretin e Presidentin. Mbaroi historia. Kujt po i kërcet për fletoren e e Dvoranit. Kështu është. Po shko dhe ti bëj një betim gjëkundi. Jemi shtet i së drejtës jo Republikë Noteriale. Kjo është histori e përfunduar, e kopsitur.”

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024824142456055
array(1) { ["section"]=> string(98) "arta-vorpsi-apo-marsida-xhaferllari-shperthen-meta-kujt-po-i-kercet-per-fletoren-e-dvoranit-185922" }