Artan Bajraktari kërkon në gjykatë hetimin e çështjes Frroku dhe prishjen e vendimit të Prokurorisë, u rikthye në detyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:29 14-09-2015 Artan Bajraktari kërkon në gjykatë hetimin e çështjes Frroku dhe prishjen e vendimit të Prokurorisë, u rikthye në detyrë Artan Bajraktari

Artan Bajraktari ka kërkuar në gjykatë prishjen e vendimit të Prokurorisë kundër tij në çështjen e arrestimit të deputetit Mark Frroku me kërkesë të autoriteteve belge si dhe hetimin e të gjithë çështjes nga institucionet shqiptare. "Të hetohet çështja e urdhërit për Mark Frrokun'', ka thënë te Krimet e Rënda Bajraktari.

Shefi i Interpol Tirana është rikthyer në detyrë, pas arrestimit dhe akuzave për shpërdorim detyre në lidhje me shkresën e ekstradimit të deputetit Mark Frroku nga autoritetet belge.

Gjykata e Tiranës nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke  e shfajësuar Bajraktarin.  Ai u lirua brenda 24 orësh. Po kështu Drejtoria e Standardeve Profesionale ekzekutoi vendimin e gjykatës,duke e rikthyer në postin e mëparshëm, raporton ‘’Panorama’’.

Njësoj si Bajraktari, edhe specialistja Loreta Alla u kthye në detyrë.

Për çështjen e arrestimit të deputetit Mark Frroku, që tashmë ndodhet në burg, dha dorëheqjen edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi. Didi i quante veprimet e Bajraktarit dhe Allës si të ‘’papranueshme’’ dhe ‘’cënuese’’ për imazhin e policisë. Artan Didi ka aktualisht detyrën e oficerit të kontaktiot në SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot dita e parë e shkollës, Lindita Nikolla përshëndet nga klasa moderne e nxënësve me kompjutera personale
Si ndodhi 14 shtatori dhe sulmi në Kryeministri Izet Haxhia: Rama doli zbathur prej panikut »
Article Logic
Execution time: 0.012179136276245
array(1) { ["section"]=> string(125) "artan-bajraktari-kerkon-ne-gjykate-hetimin-e-ceshtjes-frroku-dhe-prishjen-e-vendimit-te-prokurorise-u-rikthye-ne-detyre-20704" }