Artan Didi emërohet në ambasadën shqiptare në SHBA

Publikuar tek: aktualitet, më 07:26 22-05-2015 Artan Didi emërohet në ambasadën shqiptare në SHBA Artan Lame

Artan Didi, ish-kreu i Policisë së Shtetit është emëruar në ambasadën shqiptare në SHBA. Pas dorëheqjes së tij për çështjen e ekstradimit në Belgjikë të deputetit Mark Frroku, Didi është emëruar si oficer kontakti në ambasadën shqiptare në Washington.

“Më kanë propozuar disa detyra, mes tyre edhe atë të oficerit të kontaktit në Washington. Megjithatë, mua nuk më është konfirmuar zyrtarisht emërimi’’, tha Didi për Gazetën Shqiptare.

Didi, para emërimit si drejtor i Policisë së Shtetit ka jetuar për shumë vite në SHBA, ku me shumë gjasa do rikthehet sërish. Didi dha dorëheqjen në 31 mars të këtij viti duke argumentuar për mosekstradimin e Frrokut se: ‘’nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një ngjarje të tillë’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritan Prifti kallëzohet në Prokurori, ILDKP: Fshehu pasurinë 4.6 milionë euro
Kishte mbjellë drogë pranë banesës arrestohet kultivuesi, ndjekje penale për kryekomunarin Kujtim Hazizaj »
Article Logic
Execution time: 0.011824131011963
array(1) { ["section"]=> string(56) "artan-didi-emerohet-ne-ambasaden-shqiptare-ne-shba-11698" }