ARTAN FUGA ashpërson reagimin: AMA të ndërhyjë, po na shesin TV-të dhe kanalet si Domate të Prishura (KLIENTI PO MASAKROHET)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 05-08-2019 ARTAN FUGA ashpërson reagimin: AMA të ndërhyjë, po na shesin TV-të dhe kanalet si Domate të Prishura (KLIENTI PO MASAKROHET)

Ashpërson tonet akademiku i njohur Artan Fuga lidhur me largimin e Tv Klan nga platforma Digitalb.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga i bën thirrje të forta Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) të ndërhyjë, pasi thotë se po i shesin kanalet e televizionet si domate të prishura.

"O AMA, aman ndërhyj se këtu po shiten domate të shitura!!! Po masakrohet klienti!", është thirrja që bën ai.

Akademiku thotë se nuk mund të blejë edhe platformën Digitab, edhe Tring, edhe aparatin për televizionet pa pagesë njëherësh, pasi nuk mund të vendosë tre televizore në një dhomë që të ndërrojë kanalet.

Reagimi i plotë i Fugës:

Kush po rishet mall të shitur një herë në tregun televiziv !

------------------------

Për njoftim Autoritetit të Mediave Audiovizive

-----------------------

Faleminderit miq që më sqaruat se përse nuk më del tv Klan te televizori im i sapo blerë. Kujtova se ma kishin hedhur duke më shitur një aparat me defekt!

As më hyn as më del!

Por prisni se dardha e ka bishtin mbrapa, nuk e ka përpara!

Më thonë se tv Klan paska lajmëruar, ndofta edhe dikush tjetër se ka kaluar te platforma Tring!

Po pse lajmërim është ky mo, me ca titra në ekran? Pse gjithë ditën para Klanit do të qendroj unë të lexoj titrat? Unë jam klient, dixhitalbi më njofton në kanalet e mia si klient. Ku t'i lexoj njoftimet kur unë nuk e kap më Klanin!

Nuk e kap më klanin! As klani nuk më kap mua!

Pastaj edhe një proçkë tjetër: Paska kaluar te Tringu! Puna e tyre.

Pse ke Tringu do të shkojë të ndjeki stacionet që emigrojnë sipas stinës klienti? Dakord edhe Tringun mund ta kisha blerë, por ama ja që kisha blerë aparatin dhe paketën e Dixhitalbit.

Tani më duhet të blej edhe Tringun unë?

Lëre po se çfarë na paskan bërë!!! Për tringun duhet tani një mrrokull më vete, një abonim më vete, për dixhitalbin më vete, pas shtatorit për kanalet e lira pa pagesë një më vete!!!

O njerëz a jeni në vete? Pse mo tre mrrokulla do të blejë klienti? Që sa herë të ndryshojë kanal të heqi e të verë fisha? Apo këta edhe telekomandën, shpikjen e njerëzimit, na e nxorrën tepër!!!

Apo të blejmë nga tre tv për cdo dhomë me tre ekrane, një për dixhitalbin, një për tringun, një për tv shqiptar? Me tre telekomanda për të mos lëvizur nga divani me një kavanoz farash kungulli përpara!

Një zonjë a zonjushë në postimin e mëparshëm kishte përfituar edhe na bënte edhe marketing për Tringun!

Nuk kam asgjë për Tringun, por ajo zonjë a zonjushe merr vesh nga marketingu sa merr vesh edhe qeni im nga drejtimi i automobilit!!!

O zonjë mos më thuaj hajde te Tringu se të padis te AMA, sepse mua po m'a shet tv Klanin dy herë, një herë e kam blerë te dixhitalbi dhe njëherë po më thuaj hajde bleje te unë përsëri. Për mua je duke shitur mall të shitur njëherë!!!

E di si quhet kjo o zonjë???

O AMA, aman ndërhyj se këtu po shiten domate të shitura!!!

Po masakrohet klienti!

A keni pak mëshirë apo jo?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032199859619141
array(1) { ["section"]=> string(127) "artan-fuga-ashperson-reagimin-ama-te-nderhyje-po-na-shesin-tv-te-dhe-kanalet-si-domate-te-prishura-klienti-po-masakrohet-174393" }