Profesori i njohur Artan Fuga me anë të një statusi shprehet se rinia shqiptare sot është e tradhëtuar. Sipas Fugës, ajo është tradhëtuar pikërisht nga ata që duhet të ishin frymëzuesit e saj dhe midis tyre ka prindës, mësues, pushtetarë dhe artistë.
“Rini e tradhëtuar. E kanë tradhëtuar ata që duhet të ishin frymëzuesit e saj. Midis tradhëtarëve fatkeqësisht ka prindër, mësues, pushtetarë, dhe artistë. Ballabanpashët, hamzakastriotët e rinisë. E kanë lënë rrugëve, shkallëve të pallateve, kafeneve. Me hipokrizi i fërkojnë kokën, më anë tjetër i çojne kot jetën duke mbushur xhepat me lekë”, shprehet Fuga.