Artan Fuga fton publikisht në një debat në televizion deputeten e PS: Do informoj publikun për gjëra tejet interesante

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:26 24-04-2019 Artan Fuga fton publikisht në një debat në televizion deputeten e PS: Do informoj publikun për gjëra tejet interesante

Akademiku dhe filozofi i njohur, Artan Fuga përmes një deklarate publike ka denoncuar disa ditë më parë një akt të rëndë.

 

Fuga tha se një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, në mënyrë krejt arbitrare kanë marrë në Ministrinë e Arsimit një dokument të përgatitur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Sipas Fugës ky dokument është marrë në Akademinë e Shkencave, kur kjo e fundit "është në gjendje katastrofike, e rrënuar prej vitesh, e përfshirë nga parazitizmi dhe harxhimi pa kritere i parave publike, dhe duke e paraqitur si iniciativë të tyre ligjore, fshehurazi grupeve të interesit dhe komunitetit shkencor të vendit, e kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë.”

Ndërkaq, Fuga fton në një debat publik deputeten e PS Eglantina Gjermeni, meqë kjo e fundit doli publikisht si zë i grupit të deputetëve që kanë paraqitur si projektligj në Kuvend.

“Ftesë për organizim debati publik në studio televizive!

Meqënëse deputetja ish ministre Eglantina Gjermeni doli publikisht si zë i grupit të deputetëve që kanë paraqitur si projektligj në Kuvend (pasi e kanë përvetësuar) propozimin antireformë të akademisë të shkencave,

u bëj thirrje moderatorëve të studiove të debatit televiziv të organizojnë mes saj dhe meje, si përfaqësues i platformës alternative për reformimin e akademisë të shkencave, që ka me dhjetra mbështetës në mjediset universitare, një ballafaqim ku do të paraqes skandalin e radhës.

Nëse pranon Eglantina Gjermeni, e cila si deputete e ka për detyrë transparencën publike, propozoj të thirren edhe drejtuesit aktualë të ministrisë të arsimit, zëvendës ministri Redi Shtino, deputetja Lindita Nikolla, sekretari shkencor i akademisë të shkencave Vasil Tole, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, akademik, shefi i protokollit të kryeministrit që mesa duket thonë që qenka ngarkuar me këtë punë sipas burimeve të pautorizuara nga ministria e arësimit (unë nuk e besoj por në të kundërt ai duhet t'a përgenjështrojë) dhe kushdo deputet tjetër i këtij grupi.

Pres përgjigje për këtë thirrje ku do të informoj publikun për shumë gjëra tejet interesante”, paralajmëron Fuga.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025366067886353
array(1) { ["section"]=> string(124) "artan-fuga-fton-publikisht-ne-nje-debat-ne-televizion-deputeten-e-ps-do-informoj-publikun-per-gjera-tejet-interesante-161656" }