Artan Fuga i përgjigjet me sfidë Shaban Muratit: Më trego një tender që kam fituar unë…

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 08-03-2017 Artan Fuga i përgjigjet me sfidë Shaban Muratit: Më trego një tender që kam fituar unë…

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas akuzës së diplomatit Shaban Murati se ai është përfitues i tenderave dhe parave që shkëmbehen mes opozitës dhe pozitës.

Fuga ka sfiduar Muratin duke i kërkuar të bëjë publike një tender që ai ka fituar apo të dalë një student dhe të tregoj nëse ka arritur ta korruptojë ndonjëherë.

Akademiku shkruan se Shaban Murati jo vetëm që po përdoret, por ata që e udhëzojnë edhe po tallen me të.

Lexo edhe: Shtohen kritikat ndaj Artan dhe Endri Fugës, diplomati i njohur: Shembulli i Katovicës, paratë përfundojnë në ‘Bllok’

Reagimi i Artan Fugës:

E bëri edhe Shaba kako-vicën e vet !

---------------------------------------------------------

Po ik or Shabë, kush merret me ty ! - i thoshin hokatarët e rrugës së Kavajës që në fakt të çon në Durrës.

U çmend edhe Shaba !

Nuk e di se kush është fare ! Ishallah nuk është ai që përshëndes në rrugë, më duket si pseudonim më shumë!

Iku!

Komike!

Une tendera!

Qarkulloj tendera mes pozitës dhe opozitës!!!

Hahahaha!

Gërmo qen gërmo se taren e ngordhur do të gjesh!

Një tender po gjete, një! Jo korruptiv, por që të ekzistojë si i tillë.

Kam punuar me vite për shtetin shqiptar në borde e komisione. Pa asnjë lek.

Kam dalë në dhjetra televizione. Asnjë lek.

Shkrimet e mia i botojnë të gjitha gazetat sot. Le të dali një botues të thotë që më paguan dhe unë nuk shkruaj më.

Le të dali një student, një vetëm një, që të rrëfejë për sa mund të korruptohem unë.

Dhjetra oponenca e recenca! Nje lek një!

Biznese? Zero!

Poste admistrative? Zero!

Poste partiake?

Zero!

Kakovica e Shabës!

Ky Shabani që njoh unë ishte te Zëri i Popullit në diktaturë dhe përfundoi ambasador në demokraci!

Kako-vica!

U mo Shabë kujton se do të merrem me ty, ti që ke ditur dhe di edhe katovicën, kakovicën, edhe katuan, por jo vetëm.

Unë bllok?

Te Islam Alla kam lindur dhe jam rritur.

Po mo po kam marrë edhe porosi nga telefoni i kuq, i bardhë, i zi për të trajtuar ca çështje ndërkombëtare duke i shpartalluar armiqtë e jashtëm, por edhe të. brendshmit, madje kam negociuar edhe midis Gorbaçovit dhe Bushit për Katovicën!

U mo Shabë më shkrive! Kush merret me ty!

Sidomos kur thua se jam ulur në pëqinë e dikujt.

Pëqi - pocaqi - thuaj!

Mirë se e përdorin, por edhe e bëjnë komik!

Po ik or Shabë se tallen ata me ty! Nëse je vërtet!

Shaba i shkretë! Pse nuk më shan ! - bërtiste ai Shaba tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
“Faleminderit që e deshe aq shumë tim atë”, letra prekëse e Lori Hoxhës për të ëmën, manjaten e medias shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.014457941055298
array(1) { ["section"]=> string(91) "artan-fuga-i-pergjigjet-me-sfide-shaban-muratit-me-trego-nje-tender-qe-kam-fituar-une-71191" }