Artan FUGA nxjerr librin e ri: Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë, në Shqipërinë pas-totalitare

Publikuar tek: kulture-art, më 20:02 05-06-2020 Artan FUGA nxjerr librin e ri: Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë, në Shqipërinë pas-totalitare Artan Fuga

Profesor dr.Akademik Artan Fuga, ka botuar për lexuesin librin e tij më të ri, “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë (në Shqipërinë pas-totalitare)", nga shtëpia botuese Papirus.

Fuga vjen me një punë studimore prej më shumë se dy dekadash lidhur me këtë temë. Ai na rrëfen në një këndvështrim shkencor atë që ka ndodhur në Shqipëri që pas rënies së shoqërisë totalitare në vitin 1990 e deri më sot.

Botimi përbëhet nga dy vëllime të veçuar, të vendosur në një pako të përbashkët, i pari është “Shoqëria Periferike”, i dyti është “Shoqëria Piramidale” që sipas autorit përfaqësojnë dy epokat e historisë së këtyre tri dekadave ku e para ka përgatitur të dytën.

Botimi u drejtohet një lexuesi të gjerë, studentëve në shkencat sociale dhe humane, të rinjve që duan të njohin rrugët e thepisura, shpesh herë honet nga po kalon shoqëria shqiptare deri sa kemi mbërritur këtu, gazetarëve për të njohur rrënjët në të sotmen e të shkuarën të aktualitetit, elektoratit të gjerë për një kuptim sa më të qartë të politikave të ndjekura, brezave që ishin veprues në këtë kohë prej tri dekadash dhe që duan të shohin gjurmët që kanë lënë në histori, të gjithë atyre që dëshirojnë të kenë një pamje tërësore të politikës, ekonomisë, drejtësisë, shtetit, institucioneve shqiptare nga fundi i shekullit të kaluar deri në ditët tona !

Botimi me të dy vëllimet gjendet në librari, me një çmim prej 1.500 lekësh për të gjitha kopjet e printuara në tirazhin e parë. Botimi do t’i duhet me siguri sot ose nesër bibliotekës tuaj !

“Si qytetarë kemi nevojë për një konceptim sa më konvergjent për shoqërinë ku jetojmë! Përndryshe, kurrë nuk do të merremi dot vesh me njëri-tjetrin!” – Artan FUGA

WhatsApp_Image_2020-06-05_at_19.52.46.jpeg

Botimi gjendet në libraritë e furnizuara

Librari Adrion,  Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës

Shtëpia e Librit, Rruga Nikolla Jorga, Kulla 7, Kati 1

Libri Universitar, Rruga Abdyl Frashëri,

Librari Albania, Rruga Sami Frashëri, nr. 21

Friend’s book House, Rruga Sami Frashëri

Librari Dita, Rruga Frederik Shiroka

Art’s Librari, Bulevardi Zogu I

Librari Tirana e Re, Rruga Abdyl Frashëri

Tirana Times, Rruga Andon Zako Cajupi, Tirane

Librari Ora, Shkoder

Librari Une mesoj, Pogradec

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012020111083984
array(1) { ["section"]=> string(103) "artan-fuga-nxjerr-librin-e-ri-origjinat-e-pushtetit-prones-pasurise-ne-shqiperine-pas-totalitare-209189" }