Artan Fuga: Politikanët i konsiderojnë azilantët si jashtëqitja e kombit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:00 01-05-2015 Artan Fuga: Politikanët i konsiderojnë azilantët si jashtëqitja e kombit

Akademiku Artan Fuga shprehet se me azilantët shqiptarë në vendet europiane po bëhet një hipokrizi e pastër nga politika sepse realisht asnjë nuk mërzitet për largimin e tyre. Sipas Fugës, politikanëve nuk i duhen qytetarët që largohen nga Shqipëria për të kërkuar azil ekonomik në vendet e Bashkimit Europian, pasi janë një elektorat që e përbuzin politikën.

“Askush nuk ju do miq që ikni !

Bëjnë me hipokrizi sikur mërziten që e ju ikët në Gjermani miq të nderuar.

Mos u besoni. Është hipokrizi e pastër. Mendojnë se ju jeni jashtëqitja e kombit.

Çfarë duheni politikisht? Ju jeni elektorat që e përbuzni politikën. Nuk e jepni më votën për askënd. E këtej formohen shumica parlamentare edhe pa ju.

Ju dilni shesheve për revolta ndaj bezdisni. Le të ikin të qërohen.

Quheni si kontigjentë krimi. Kush i mban në burg-thonë...është bërëë shtrenjtë të mbash një burgaxhi me ushqim.

Më mirë të thyejnë qafën sa të kërkojnë ndihma sociale. Lekët e kursyera i bëjmë fonde për të paguar agjensi reklamash për Shqipërinë që të tërheqim klientë.

As si fuqi puntore nuk ju durojnë. Na rrisin statistikat e papunësisë këta trapat. Më mirë të veshin opingat e nga sytë këmbët.

E familja...nuk e di, kam frikë se ju shohin si tufa të ardhshme me euro...

Ikni miq, ikni, hemoragji gjaku po vuan kombin... Ata po ngrenë karriera politike mbi shpinën tuaj. Debate të bukur në kuvend e televizione. Ne po kënaqemi duke qarë hallet tuaja. Hohoho.

Spitalet, shkollat po zbrazen nga ju, ata kënaqen. Nuk jeni ju por edhe fëmijet e fëmijeve tuaj të ardhshëm.

Anija e kombit ka marrë ujë, po hedhin në det veç pasagjerëve edhe marinarët se duhet lehtësuar varka.

Të gjithë derdhin lotë ...gëzimi.

Do ju kthejnë, ashtu thonë se është një punë, duhet bërë gjasme, paçi fat e kurrë mos u kthefshin - thonë...”, shkruan akademiku Arfan Fuga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagoset drejtuesi i mjetit, bashkëshortja dhe fëmija, familja udhëtonte nga Kosova në Shqipëri
Autobusi me nxënës aksidentohet me automjetin, humbin jetën dy persona »
Article Logic
Execution time: 0.011650085449219
array(1) { ["section"]=> string(77) "artan-fuga-politikanet-i-konsiderojne-azilantet-si-jashteqitja-e-kombit-10176" }