Artan Hoxha denoncon LIVE te Rama: Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Zbardhet mesazhi për televizionin (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:18 13-02-2020 Artan Hoxha denoncon LIVE te Rama: Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Zbardhet mesazhi për televizionin (FOTO)

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion me foto dhe me një mesazh se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia. Denoncimin gazetari ia ka drejtuar live kryeministrit Rama.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, kërcënimi i ka ardhur nga nga persona të botës së krimit ndaj ai ka shkuar në Policia dhe ka bërë denoncim.

“Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme”, u shpreh Hoxha.

Më poshtë është foto që i është bërë në rrugë Artan Hoxhës dhe mesazhi që ka mbërritur në redaksinë e televizionit për të:
kljjkjkjl.jpg

hgjghjgh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070240497589111
array(1) { ["section"]=> string(134) "artan-hoxha-denoncon-live-te-rama-me-kane-ndjekur-e-fotografuar-kur-kam-dale-nga-shtepia-zbardhet-mesazhi-per-televizionin-foto-195136" }