Artan Hoxha në orët e vona të natës interviston Klement Balilin: Unë jam Eskobari i Ballkanit (TREGON pse nuk ishte kapur deri tani dhe flet për AFTËSINË E PAZAKONTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:57 15-01-2019 Artan Hoxha në orët e vona të natës interviston Klement Balilin: Unë jam Eskobari i Ballkanit (TREGON pse nuk ishte kapur deri tani dhe flet për AFTËSINË E PAZAKONTË) Balili-Hoxha

Artan Hoxha, gazetari i njohur investigativ ka intervistuar pak para vendimit për t’u vetëdorëzuar në polici, Klement Balilin.

Hoxha ka pohuar se ka zhvilluar një intervistë në orët e vona të natës dhe biseda me të do të transmetohet nesër në televizionin ku ai punon, Report  Tv.

Ndërkaq, gazetari ka habitur lidhur me arsyen e mosarrestimit të Balilit deri tani.

Sipas Hoxhës, ka ndikuar pamja ndryshe e të shumëkërkuarit i cili në fakt, thjesht ka humbur disa kilogramë gjatë këtyre viteve arrati.

“Unë e kam marrë në intervistë Klement Balilin. Ai sqaron pse ka zgjedhur këtë rrugë, politika e ka përfshirë në një vorbull, ka qenë një patate e nxehtë. Kjo intervistë është bërë në orët e vona të natës, unë s’mund të tregoj me detaje ku por ramë në një marrëveshje. Mua më interesonte të fliste për pozicionin e vet. Ndryshon shumë, me intervistën që kam bërë në maj 2016, nuk ishte e lehtë ta njihje. Klement Balili nuk është larguar nga Shqipëria, pamja e ka bërë të vështirë ta njihnin. Një njeri kaq i kërkuar nga agjencitë ligjzbatuese, agjencitë e huaja. Imazhi i tij kishte ndryshuar dhe kjo e ka ndihmuar të ishte një njeri i vështirë për t’u kapur", tha gazetari ndërsa foli edhe për një "aftësi të pazakontë" të Klement Balilit.

"E kam pyetur si ke mundur ti mbijetosh të paktën 16 operacioneve, e kërkonin në 178 vende të botës, edhe nga DEA por ky person me një aftësi të pazakontë, të mbijetojë, t’i përshtatet, tu shpëtojë kërkimeve. Unë vazhdimisht e kam akuzuar por më bëri përshtypje kur e takova e më tha: Unë jam ai Eskobari i madh që ti vazhdimisht ke denoncuar, që ju më keni bërë Eskobar”, tha Hoxha, referuar rrëfimit të Klement Balilit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëdorëzimi i 'Eskobarit të Ballkanit', Balliu: Me Ramën kryeministër, Balili mund të fitojë tendera
'Video të orgjive të Rames dhe ministrave në Santa Quaranta', Berisha: Janë pengje të Balilit »
Article Logic
Execution time: 0.011995077133179
array(1) { ["section"]=> string(170) "artan-hoxha-ne-oret-e-vona-te-nates-interviston-klement-balilin-une-jam-eskobari-i-ballkanit-tregon-pse-nuk-ishte-kapur-deri-tani-dhe-flet-per-aftesine-e-pazakonte-148900" }