Artan Lame bën bilancin dhe publikon foton e Tiranës në vitin 1927: Çfarë kemi humbur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:43 03-12-2017 Artan Lame bën bilancin dhe publikon foton e Tiranës në vitin 1927: Çfarë kemi humbur

Reflektiv në këtë koment të shkurtër drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Lame bën një “bilanc” në situatën kur Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë si pasojë e motit të keq e përmbytjeve, edhe pse ky “bilanc” i tij shkon përtej situatës momentale.

“Çfarë kemi humbur”, shkruan Lame, ndërsa konstaton si më poshtë:

“Kemi ndërtuar qytete të medha, rrugë të gjera, autostrada. 
Kemi pallate betoni me xhama të dyfishtë dhe ajër të kondicionuar. 
Kemi makina të shpejta që bëjnë deri 200 km/orë. 
Kemi avione që nxitojnë gjithandej globit nga aeroporti në aeroport. 
Kemi kompiuter, celulare, netëork, internet. 
Kemi apartamente kat mbi kat me ashensorë.
Kemi firma, sha, ltd, gmbh, spa, shpk dhe subjekte juridike.
Kemi impiante, centarle, termocentrale, hidrocentarle.
Kemi e ç'nuk kemi. 
Të gjitha i kemi shpikur që të nxitojme e mundohemi 14 orë në 24, në mbremje vonë biem në shtrat të rraskapitur 6 ditë në 7, vetëm e vetëm qe pastaj, ditën e shtatë, të mund të gdhihemi të rrijmë të qete e të meditojme buzë një dritareje, me pamje nga nje kopesht i gjelber dhe me një mal ne sfond. 
Po a nuk e kishim këtë, dritaren me kopesht dhe me mal në horizont, që në fillim?!

A.

Mëngjes në Tiranë, 1927.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017475128173828
array(1) { ["section"]=> string(91) "artan-lame-ben-bilancin-dhe-publikon-foton-e-tiranes-ne-vitin-1927-cfare-kemi-humbur-101758" }