Artan Lame: Flamuri që u ngrit në Vlorë nuk u qendis nga Marigoja, ja kush e solli nga Rumania

Publikuar tek: aktualitet, më 23:07 30-11-2020 Artan Lame: Flamuri që u ngrit në Vlorë nuk u qendis nga Marigoja, ja kush e solli nga Rumania

Kanë kaluar 108 vite nga ai moment, por diskutimet për modelin dhe flamurin e përdorur për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912 mbeten ende të zjarrta.  

Shumë studiues kanë dhënë verdiktet e tyre, teksa historia na ka mësuar se ajo që qendisi ishte Marigo Pozio.

Por kjo është hedhur poshtë nga studiuesi i njohur, Artan Lame. Në emsiionin "Opinion" Lame pranoi se flamuri që u ngrit e solli Spiridon Ilo nga Rumania dhe ishte një flamur i stampuar.

“Besoj që biem të gjithë dakord që Marigoja nuk është ajo që e qëndrisi. Marigoja është një vajzë patriote e hedhur në atë Vlorën myslimane të kohës. Ajo vetë merrej me rininë e me këto gjëra dhe ndoshta mund ta ketë thënë dhe vetë ajo, që unë e bëra. Të mos harrojmë që akoma në ato ditë, në zyrat e shtetit ishte flamuri i Turqisë. Unë besoj që ka akoma  ka vend për të hulumtuar. Ekzistojnë dy kopje të atij flamuri dhe një stampë. Ishte flamur i stampuar i sjellë nga Spiridon Ilo. Ai solli disa me vete”, tha Lame.

Ndërkohë historiani Niko Kotherja tha se në studimet e tij ka konstatuar se janë të paktën 12 personazhe që mendohet se e kanë sjellë flamurin.

“Mua e besueshme më duket pjesa e Marigosë. Në Shqipëri është e pamundur të mbahesh mend për diçka që nuk e ke bërë. Marigonë është e kapuptimtë ta marrim si një grua të veçuar. Ajo është si familje e jashtëzakonshme në kontributin patriotik”, tha Kotherja

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Po të ishte lakuriq do e pëlqeje?’, Ngjela debaton në emision për shtatoren e Skënderbeut: Nuk më plas për shkollën tuaj, ajo është moderne
Visar Zhiti braktis Shqipërinë dhe tregon arsyen: Në vendin tonë po përjetohet një demokraci e vështirë nën diktaturën e varfërisë »
Article Logic
Execution time: 0.011259078979492
array(1) { ["section"]=> string(99) "artan-lame-flamuri-qe-u-ngrit-ne-vlore-nuk-u-qendis-nga-marigoja-ja-kush-e-solli-nga-rumania-229714" }