Artan Lame, drejtori i ALUIZNI-t ka qenë në Lushnje për të shpërndarë të tjera leje legalizimi.
Lame ndan mes emocionesh këtë foto ndërsa thotë se ndonjëherë mjafton një përqafim si ky për t’u ndjerë i plotësuar.
“Dje ne Lushnje për legalizimet. Ndonjëherë mjafton një gjest i tillë për t'u ndjerë i plotësuar”, shkruan drejtori i cili ka marrë shumë mirënjohje e dashuri nga gjyshja me shami përmes këtij përqafimi.