Artan LAME publikon foton e hershme me mëzin azat: Tani i kanë hedhur shalë a samar, mbushur me halle...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:44 20-10-2019 Artan LAME publikon foton e hershme me mëzin azat: Tani i kanë hedhur shalë a samar, mbushur me halle... Fotoja e publikuar së fundmi nga Artan Lame

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka ndarë me miqtë e tij një foto domethënëse të rinisë së tij.

Ai ka publikuar një foto të 1994 kur ka dalë me një mëz në vendlindjen e tij Qytezë në Korçë. Lame kujton se këtë mëz pleqtë Qytezës e quanin mëzin Azat me kuptimin që ''është ende i parritur dhe bredh i lirë e pa gjë në kurriz brinjave të Qytezës.''

Sot kanë kaluar 25 vite dhe ai mëz jo vetëm që është rritur, por ‘’do e kenë lidhur me frerë e i kanë hedhur shalë a samar, i kanë vënë përgjegjësira e ngarkesa, e do jetë mbushur me shqetësime e halle. Nga shkujdesja e këtushme s'i ka mbetur më shenjë dhe jelet e shpupurisura do i kenë rënë.’’, shkruan Lame në profilin e tij në Facebook.

Se për kë mëz bëhet fjalë, Artan Lame ia lë në dorë ndjekësve të tij në Facebook.

Mesazhi i Artan Lames:

MËZI AZAT
Kështu u thonin pleqtë mëzave ende të parritur, si puna e këtij këtu që, një çerek shekulli të shkuar, në behar të '94-ës, bridhte i lirë e pa gjë në kurriz brinjave të Qytezës.
Tani, një çerek shekulli më pas, e kanë lidhur me frerë e i kanë hedhur shalë a samar, i kanë vënë përgjegjësira e ngarkesa, e do jetë mbushur me shqetësime e halle.
Nga shkujdesja e këtushme s'i ka mbetur më shenjë dhe jelet e shpupurisura i kanë rënë. Siç këndonte e ndjera gjyshja Eniká: "Vate djalëria vate / që kur vura brisk në faqe!".
Ore, besoj se e kuptoni që e kam fjalën për mëzin…
artan lame.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0328688621521
array(1) { ["section"]=> string(106) "artan-lame-publikon-foton-e-hershme-me-mezin-azat-tani-i-kane-hedhur-shale-a-samar-mbushur-me-halle-182805" }