Artan Lame shpërndan legalizimet e pallateve në Elbasan, batuta me banorët: Lajmëroni dhe kushërinjtë të bashkëpunojnë me Kadastrën

Publikuar tek: aktualitet, më 20:04 09-10-2019 Artan Lame shpërndan legalizimet e pallateve në Elbasan, batuta me banorët: Lajmëroni dhe kushërinjtë të bashkëpunojnë me Kadastrën Kreu i Kadastres Artan Lame, sot ne Elbasan

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte sot në qytetin e Elbasanit për të dorëzuar hipotekën për 113 njësi banimi dhe shërbimi.

Në fjalën e tij, Lame theksoi bashkëpunimin e banorëve me institucionin, ndërsa shtoi se procesi i hipotekimit të pallateve është një proces jo i lehtë, por nëse banorët bëhen bashkë, Kadastra e ka më të lehtë për të mbyllur këtë proces.

Pothuajse çdo dhënie e hipotekës u shoqërua me batuta mes Lames dhe banorëve. “Ke për detyrë të lajmërosh një kushëri që jeton në një pallat të pa hipotekuar të bashkëpunojë me Kadastrën", u shpreh drejtori Artan Lame.

Në këtë takim mori pjesë drejtori i Kadastrës së Elbasanit Klevis Xhoxhi, deputeti i zonës Taulant Balla si dhe kryetari i bashkise Gledian Llatja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071370601654053
array(1) { ["section"]=> string(136) "artan-lame-shperndan-legalizimet-e-pallateve-ne-elbasan-batuta-me-banoret-lajmeroni-dhe-kusherinjte-te-bashkepunojne-me-kadastren-181423" }